Arrestohet 55-vjeçari dhe nis hetimi për 29-vjeçarin në Kapshticë
Policia Kufitare e Kapshticës arrestoi një shofer nga Tirana dhe procedoi një tjetër pas kontrollit të dy autobusëve me mallra të kontrabanduara.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një 55-vjeçar nga Tirana ra në prangat e Policisë Kufitare të Kapshticës, ndërsa për një 29-vjeçar, gjithashtu banues në Tiranë, nisën hetimet në gjendje të lirë pas bllokimit të dy autobusëve në vijën e dytë. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga efektivët, në mjetin e drejtuar nga 55-vjeçari u gjetën produkte ushqimore, cigare, medikamente, vaj dhe pjesë automjetesh, ndërsa në autobusin e dytë u zbuluan disa steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara.
Të gjitha mallrat e paligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga autoritetet. Materialet procedurale i u referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme hetimore.