Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë

Një dyqan lulesh në pronësi të Asllan Koçit në Tufinë është sulmuar me tritol për herë të dytë brenda dy javësh.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë. Biznesi në pronësi të Asllan Koçit është bërë sërish objekt i një sulmi të ngjashëm, pasi vetëm dy javë më parë në të njëjtin ambient ishte shënuar një tjetër shpërthim me tritol.

Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë
Foto: boldnews.al

Autoritetet policore kanë bashkuar të dyja ngjarjet për të kryer hetimet e nevojshme. Nga deklarimet e pronarit dhe veprimet e deritanishme hetimore, dyshimet paraprake lidhen me konflikte të mundshme që djalë i tij ka pasur me disa persona për shkak të çështjeve të borxheve nga lojërat e fatit. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme