VLEN zyrtarizon Jakup Huseinin kandidat për Bërvenicën
Koalicioni VLEN ka bërë të ditur se Jakup Huseini do të jetë kandidati i tij për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 tetorit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Koalicioni VLEN ka zyrtarizuar kandidaturën e Jakup Huseinit për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026, pasi ndërroi jetë kryetari i kësaj komune, Ivica Ilievski.
Huseini është magjistër i shkencave juridike dhe aktualisht punon si nëpunës shtetëror në Komunën e Bërvenicës. Nga VLEN-i theksojnë se përvoja e tij profesionale dhe puna e drejtpërdrejtë me banorët i kanë mundësuar të njohë nga afër nevojat, problemet dhe sfidat e komunës.
“Përparësia jonë është e qartë: nuk humbim kohë me akomodim”, thuhet në njoftimin e VLEN-it, duke shtuar se Huseini e njeh komunën, administratën dhe nevojat e banorëve. Sipas koalicionit, ai mund të nisë punën menjëherë pas marrjes së detyrës, pa pasur nevojë për kohë shtesë për t’u njohur me mënyrën e funksionimit të komunës.
“Nga dita e parë, në shërbim të banorëve të Bërvenicës”, thuhet në përfundim të njoftimit të VLEN-it.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 4 zhvillime
- 11 shtator VLEN zyrtarizon Jakup Huseinin kandidat për Bërvenicën · ky artikull
- 11 tetor Jakup Huseini dhe Izet Mexhiti takojnë banorët e fshatit Çellopek
- 16 tetor Jakup Huseini: Kërkoj mundësinë që premtimet t’i kthejmë në rezultate
- 17 tetor Jakup Huseini: Bërvenica meriton më shumë, bashkë mund ta çojmë përpara