Vazhdo leximin
e shtunë, 17 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Jakup Huseini: Kërkoj mundësinë që premtimet t’i kthejmë në rezultate

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Bërvenicës mbajti tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet lokale të 18 tetorit.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, zhvilloi tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet lokale të 18 tetorit. Gjatë këtij tubimi, ai kërkoi besimin e qytetarëve për të realizuar programin e tij zhvillimor dhe u zotua për një komunë më të hapur, më efikase dhe në shërbim të të gjithë banorëve.

Jakup Huseini: Kërkoj mundësinë që premtimet t’i kthejmë në rezultate
Foto: zhurnal.mk

Para mbështetësve të pranishëm, Huseini theksoi se takimet e zhvilluara gjatë fushatës e kanë afruar më shumë me problemet dhe pritshmëritë e qytetarëve, duke shtuar se programi i tij është ndërtuar pikërisht mbi kërkesat e tyre. «Kam dëgjuar më shumë sesa kam folur. Kam pyetur më shumë sesa kam premtuar. Sepse besoj se një kryetar i mirë nuk duhet të hyjë në komunë me bindjen se i di të gjitha përgjigjet, por me vullnetin për t’i dëgjuar njerëzit dhe për t’i gjetur zgjidhjet së bashku me ta», deklaroi ai.

Huseini u shpreh se, nëse fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 18 tetorit, do të jetë i qasshëm për çdo banor pa dallime apo përjashtime, duke garantuar se asnjë vendbanim dhe asnjë kërkesë nuk do të anashkalohet. «Nuk ju premtoj se çdo problem do të zgjidhet brenda natës. Por ju premtoj se asnjë problem nuk do të trajtohet me indiferencë, asnjë kërkesë nuk do të shpërfillet dhe asnjë vendim nuk duhet të merret pa e pasur parasysh interesin e qytetarëve», u shpreh kandidati i VLEN-it.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 24 kamera →