Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Vetaksident në Gurrakoc, një person lëndohet?

Policia konfirmoi se një person u dërgua në Emergjencë pasi një veturë goditi një shtyllë elektrike

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Gurrakoc të Istogut. Sipas Policisë, rreth orës 11:20 një veturë ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur në një shtyllë elektrike. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Vetaksident në Gurrakoc, një person lëndohet?
Foto: Ilustrim · Davos - Police Patrol (5397373119) (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons

Nga pamjet e siguruara nga mediumi lokal, Istogu Sot shihet vetura ka goditur shtyllën elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po hetojnë rrethanat që çuan deri te aksidenti.

*Burim: Sinjali, https://sinjali.com/vetaksident-ne-gurrakoc-nje-person-lendohet/* — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme