Zhurma Press E Premte · 14 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 11:54 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Pse u gjet pa shenja jete 51-vjeçari në Fushë Kosovë?

Autoritetet hetojnë rrethat e vdekjes së Mustafë Ramës, gjetur pa shenja jete në banesën e tij

Redaksia ZHURMA 22:49 Përditësuar 07:11 1 min lexim
Pse u gjet pa shenja jete 51-vjeçari në Fushë Kosovë?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

FUSHE KOSOVË — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, pasi fqinjët kishin alarmuar autoritetet për erën e rëndë që vinte nga objekti. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është regjistruar rreth orës 12:00, në rrugën “Pajazit Islami”, në kompleksin banesor “Mendi”.

Sipas informacioneve, pas pranimit të njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me autorizim të Prokurorit kujdestar, dera e banesës është hapur pasi çelësi është siguruar nga mirëmbajtësi i objektit. Brenda banesës është gjetur pa shenja jete Mustafë Rama (51 vjeç).

Ekipi i Emergjencës që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet edhe njësitet kompetente hetimore, ndërsa me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm