Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Filmi i ri i Game of Thrones do të shfaqet në kinema në vitin 2029

Universi i Game of Thrones vjen në ekranin e madh me filmin Aegon’s Conquest.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Universi i njohur i serialit do të zgjerohet sërish në ekranin e madh. Warner Bros. ka njoftuar zyrtarisht datën e publikimit të filmit të shumëpritur të titulluar Game of Thrones: Aegon’s Conquest, i cili do të mbërrijë në kinema më 1 qershor 2029.

Filmi i ri i Game of Thrones do të shfaqet në kinema në vitin 2029
Foto: epokaere.com

Ky projekt vjen me regji nga Owen Harris, ndërsa skenari është shkruar nga Beau Willimon, i nominuar për çmimin Oscar. Deri në këtë fazë, nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me kastin e aktorëve apo me zhvillimet e tjera të prodhimit.

Sipas paralajmërimeve, ngjarjet e filmit do të përqendrohen te Aegon I Targaryen, një nga figurat kyçe në historinë e Westeros. Ai, së bashku me Visenya dhe Rhaenys, ndërmori pushtimin e Westeros duke bashkuar gjashtë nga shtatë mbretëritë nën një kurorë të vetme. Pas fitores, ai themeloi Fronin e Hekurt, duke vendosur bazat e dinastisë Targaryen. Kjo histori bazohet në librin Fire & Blood të autorit George R. R. Martin.

Ky film i shtohet zgjerimit të mëtejshëm të këtij universi kinematografik, krahas serialeve të tjera si House of the Dragon dhe A Knight of the Seven Kingdoms.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme