Pse vlerësojnë Haxhiu dhe Kurti rolin e SHBA-së në Kosovë?

Çfarë kontribut ka dhënë SHBA-ja në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës?

Pse vlerësojnë Haxhiu dhe Kurti rolin e SHBA-së në Kosovë?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në dtyrë Albin Kurti kanë marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane nga koloneli Kurt A. Rorvik në Kampin Bondsteel në Ferizaj.

Rorvik mori detyrën e komandantit të Area Support Group Balkans. Në njoftimin e Presidencës thuhet se Haxhiu ka vlerësuar se Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin jetik në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.

“Në këtë rast të rëndësishëm, vlerësojmë shërbimin dhe përkushtimin e komandantit në largim, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm të Camp Bondsteel me institucionet e sigurisë, autoritetet civile dhe qytetarët e Kosovës … Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë”, citohet të ketë thënë Haxhiu.

Grupi për Mbështetje Rajonale në Ballkan shërben në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Evropën duke ofruar mbikëqyrje teknike, ekspertizë dhe ndihmë për Komandën Rajonale – Lindje në Kampin Bondsteel, në kuadër të KFOR-it.

Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse ankesa e Listës Serbe në PZAP nuk ka bazë kushtetuese?
  2. Pse Hoxha thotë se LDK-ja duhet të shtrojë pyetjen për orientimin?
  3. Pse po përjeton Nenad Rashiq fushatën dezinformuese?
  4. Pse mirëpriti Rama delegacionin e të rinjve nga Iowa?

Vazhdo leximin