Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë, FFK nxjerr në shitje biletat shtesë

Federata e Futbollit e Kosovës ka liruar sektorët e rezervuar për tifozët e Izraelit, të cilët nuk do të udhëtojnë për ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila do të zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët e tyre nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për mysafirët është liruar në përputhje me rregulloret e UEFA-s dhe tashmë është në dispozicion për blerje nga tifozët vendës.

Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë, FFK nxjerr në shitje biletat shtesë
Foto: sinjali.com

Në shitje janë vënë vendet në sektorët e caktuar fillimisht për mysafirët, ku biletat shtesë kushtojnë 20 euro në sektorin J1 dhe 50 euro në sektorin P2, kurse në dispozicion janë vendosur edhe bileta për sektorët VIP1 dhe VIP2 me çmim 150 euro. FFK ka ftuar tifozët dardanë që të sigurojnë biletat dhe të jenë të pranishëm në stadium. «Ftojmë të gjithë tifozët dardanë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar biletat e tyre dhe për të qenë pranë Kombëtares në këtë përballje të rëndësishme. Të bashkuar në tribuna, në mbështetje të Dardanëve!», ka shkruar FFK-ja.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme