Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kurti: Demokracia dhe zhvillimi nuk duhet të sakrifikohen për stabilitetin

Kryeministri i Kosovës ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku ka diskutuar për zhvillimin ekonomik, arsimin dhe pasojat e luftës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin e quajtur «Making Peace Last: Rebuilding Societies After War» në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, ku i pranishëm ishte edhe guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Carlo Monticelli. Gjatë këtij diskutimi, Kurti thotë se demokracia dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen kurrë në emër të stabilitetit, duke shtuar se qytetarët duhet të jenë përfituesit kryesorë të këtyre proceseve dhe se investimet në infrastrukturë e arsim cilësor janë thelbësore.

Kurti: Demokracia dhe zhvillimi nuk duhet të sakrifikohen për stabilitetin
Foto: rtklive.com
Video · Facebook ↗

Duke trajtuar aspektin ekonomik të vendit, kryeministri bëri të ditur se rritja e Bruto Produktit Vendor ishte 5.4 për qind në tremujorin e parë dhe 4.1 për qind në tremujorin e dytë. Ai përmendi gjithashtu ngushtimin e diferencës mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët, e cila nga raporti 20 me 1 para qeverisjes së tij ka zbritur aktualisht në 4 me 1, ndërsa theksoi edhe rëndësinë e ndërlidhjes së arsimit me ekonominë.

Në fjalën e tij para përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, kreu i ekzekutivit u ndal te pasojat e luftës, duke deklaruar se rreth 20 mijë gra janë viktima të dhunës seksuale, e cila u përdor si armë nga aparati shtetëror i Serbisë. Ai theksoi se krahas vënies së përgjegjësve para drejtësisë, trajtimi dhe rehabilitimi i nätyrshëm i viktimave mbetet një çështje me rëndësi jetike.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme