Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Redon Pervetica ftohet nga Kombëtarja e Kosovës U17 për ndeshjet kualifikuese

Përzgjedhësi Fadil Berisha ka publikuar listën e futbollistëve për kualifikimet e Evropianit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U17, Fadil Berisha, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për tri ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U17. Në këtë listë bën pjesë edhe mbrojtësi i djathtë i Bayern Leverkusenit, Redon Pervetica, i cili po tregon performancë të mirë në Bundesliga. Lojtari nga Podujeva do ta përfaqësojë Kosovën në këto ndeshje kualifikuese.

Redon Pervetica ftohet nga Kombëtarja e Kosovës U17 për ndeshjet kualifikuese
Foto: indeksonline.net

Përfaqësuesja e re e Kosovës do të përballet me Belgjikën, Kroacinë dhe Letoninë. Këto takime do të zhvillohen në Kroaci.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme