Kurti flet në Paris për qeverisjen dhe pritshmëritë e qytetarëve
Kryeministri i Kosovës deklaron në Forumin e Paqes në Paris se politikanët nuk duhet të menaxhojnë pritshmëritë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një tryeze diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, ka trajtuar çështjen e qeverisjes dhe të zhvillimit ekonomik. I pyetur rreth kësaj teme, kreu i ekzekutivit ka shprehur qëndrimin e tij se drejtuesit politikë nuk duhet të bien në kurthin e menaxhimit të pritshmërive. «Dua të përmend një kurth që politikanët s’duhet të bien. Kjo mantra për menaxhim të pritshmërive. Unë mendoj që s’duhet të menaxhojmë pritshmëritë. Le të rriten sa më shumë që munden, ndërkohë bëj më të mirën ne bazë të mundësive, aftësive dhe dijes.», ka thënë Kurti.