Rrahmani: Pushteti i Kurtit po i largon mjekët specialistë nga puna
Deputeti i PDK-së thotë se një mjek është larguar nga QKUK dhe paralajmëron se rreth 60 të tjerë rrezikojnë punën.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar pushtetin e udhëhequr nga Albin Kurti për largimin e mjekëve specialistë nga puna, duke përmendur rastin e një mjeku në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale të QKUK-së që është larguar me arsyetimin e skadimit të kontratës. Rrahmani ka paralajmëruar se në ditët në vijim rreth 60 doktorë specialistë të tjerë rrezikojnë të mbesin pa punë, pavarësisht se një pjesë e tyre kanë mbi pesë vjet shërbim ndaj pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas tij, kjo situatë po paraqitet ndërkohë që listat e pritjes së pacientëve janë tmerrësisht të gjata dhe mungesa e specialistëve mbetet problem serioz.