Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Enis Rexhepi largohet nga Shqipëria dhe bashkohet me Përfaqësuesen e Kosovës

Talenti 18-vjeçar tregon arsyet pse vendosi të linte kuqezinjtë për të pruar ftesën e Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Futbollisti i ri Enis Rexhepi ka marrë vendimin për të lënë përfaqësimin e Shqipërisë, me të cilën kishte regjistruar disa ndeshje zyrtare në radhët e ekipit U-19. Federata e Futbollit e Kosovës ka ndërhyrë për të bindur lojtarin e talentuar që të heqë dorë nga kuqezinjtë dhe të pranojë ftesën e trajnerit Franco Foda. Ndryshe nga kombëtarja shqiptare, e cila e kishte aktivizuar me grupmoshat e reja, Kosova e ka fshirë këtë shkallë duke e përfshirë sulmuesin menjëherë në ekipin e parë. Sulmuesi, i cili aktivizohet me të rinjtë e klubit të Stuttgartit në Gjermani, ka treguar se vendimi i tij erdhi natyrshëm dhe se projekti i përfaqësueses kosovare i ka pëlqyer shumë. «Ka qenë shumë lehtë me vendos për Kosovën sepse kam vendosur me zemër. I kam edhe shokët që luajnë në Bundesligë, në Gjermani. Projekti shumë po më pëlqen këtu. Kosova i ka lojtarët shumë të mirë. Unë do jap maksimumin për të qenë në formacion», u shpreh Rexhepi.

Enis Rexhepi largohet nga Shqipëria dhe bashkohet me Përfaqësuesen e Kosovës
Foto: a2news.com

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme