Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Tërmet me magnitudë 3.9 i Rihterit godet Ohrin dhe Strugën

Një tërmet me magnitudë lokale Rihter prej ML3.9 është regjistruar në zonën Ohër-Strugë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

OHËR — Një tërmet është regjistruar në zonën Ohër-Strugë, afërsisht 135 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter prej ML3.9. Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, lëkundjet u ndjenë në orën 05:40. Tërmeti u ndje në pjesët jugperëndimore të vendit, veçanërisht në Ohër dhe zonën përreth, me intensitet prej IV gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës, ndërsa dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Shqipëri.

Tërmet me magnitudë 3.9 i Rihterit godet Ohrin dhe Strugën
Foto: zhurnal.mk
Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme