Stuhia shkatërron plantacionet në Haraçinë — banorët: ndihmë nuk kemi prej askujt
Dëmet më të mëdha në kulturat bujqësore, banorët thonë se kanë përjetuar humbje
SHKUP — Stuhia e fortë që goditi disa vende të Shkupit, ka përfshirë edhe rajonin e Haraçinës. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në kulturat bujqësore, nga cka banorët thonë se kanë përjetuar humbje të mëdha.
“Dëme ka pas por jo shumë të mëdha, diku ndoshta ka më shumë. Mbulesat mi ka grisur, edhe ka thyer disa rrënjë. Askush nuk është lajmëruar, ju jeni të parët,” tha një banor. Një tjetër banor tregoi se “Janë të dëmtuara plotësisht mbulesat e bardhë ndër plantacione, pjesërisht do të thotë materiali i brendshëm është i dëmtuar, por gjithashtu edhe duhani i cili ka qenë i mbrojtur.”
“Ndihmesa nuk kemi prej askujt. Do të thotë ne jemi vetëm prej mëshirës së Zotit. Shteti nuk na ka ndihmuar. Ne jemi të detyruar të dalim në televizion me kërkuar ndihmë prej shtetit,” u shpreh një banor.
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri tha për Alsat se kanë marrë masa të menjëhershme për të stabilizuar situatën, ndërsa është kërkuar edhe ndihma e Ministrisë së Bujqësisë. “Qysh në orët e hershme të mëngjesit i komunikuam përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe e shqyrtuam mundësinë që të formojnë një komision që të dalin ti vlerësojnë dëmet që të ju dalim në ndihmë bujqve,” deklaroi ai. Edhe pse stuhia zgjati relativisht pak, pasojat u ndjenë në disa pjesë të komunës, ndërsa ekipet punuan për normalizimin e situatës. Janë dëmtuar pemë, llamarina mbrojtëse, cati dhe rrugë. Pasdite situata u duk e normalizuar.
Burim: Alsat-M
— Redaksia ZHURMA
Të ngjashme
sipas temës · #maqedoni
Gostivari rikthen ujësjellësin — Komiteti drejtues miraton sot planin

Familja në Gostivar denoncon sulm nga dy fqinjë — mes të goditurve edhe një e mitur

Epidemia e ujit në Gostivar bie — 190 pacientë sot nga 290 dje

Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.