Kronikë e zezë
SHQ
Pse u shtye gjyqi i kryebashkiakut Beci në 9 qershor?
Seanca ndaj Benet Becit për shkelje të barazisë në tendera zhvendoset në 9 qershor për mungesë të prokurorit Dritan Prenci.
Redaksia ZHURMA
11:11
Përditësuar 16:18
1 min lexim
SHKODËR — Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit, është shtyrë për të disatën herë. Beci akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
Seanca e radhës do të mbahet më 9 qershor, në orën 12:30. Shkak i shtyrjes është mungesa e prokurorit Dritan Prenci, i cili ndodhej në Gjykatën e Apelit për një çështje tjetër. Nuk u paraqit as i pandehuri Benet Beci.
Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA