Bajrami: Vendimi për rrymën me Serbinë, i vonuar për shtatë vjet
Deputetja e LDK-së kritikoi Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti pas ndalimit të tregtimit të energjisë me Serbinë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për të ndërprerë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia, duke e cilësuar këtë hap si të vonuar për shtatë vjet, sipas njoftimeve të mediave.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka kritikuar ekzekutivin duke përmendur se janë kundërshtuar projekte të rëndësishme energjetike ndër vite, siç janë termocentrali i planifikuar nga ContourGlobal, projekti i gazit amerikan përmes MCC-së dhe gazri i lëngshëm amerikan. Ajo tha se gjatë kësaj kohe kanë përfituar tregtarët e energjisë dhe ata që kanë lejuar këtë gjendje, ndërsa ka kërkuar llogaridhënie nga Qeveria për paratë e qytetarëve.
«Tash me këtë vendim na shiten si patriotë të kësaj dekade. Po hajde, tregojuni qytetarëve ku kanë përfundu paratë e tyre: në fitime të majme për tregtarët e energjisë, manipuluesit e tregut dhe ata që e kanë leju këtë gjendje», ka deklaruar ajo ndër të tjera.