Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Gjonaj mbetet pa energji elektrike, shkolla dhe QMF-ja në vështirësi

Fshati Gjonaj i Hasit përballet prej katër ditësh me probleme në furnizimin me energji elektrike pas motit të keq.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Një pjesë e banorëve të fshatit Gjonaj të Hasit po përballen me vështirësi në furnizimin me energji elektrike, pasi nga dita e premte kjo zonë ka mbetur vetëm me një fazë energjie si pasojë e motit të keq, erërave të forta dhe reshjeve atmosferike. Kryetari i Këshillit Lokal të Gjonajt dhe Tupecit, Herolind Osmanollaj, thotë se pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme drejtuar KEDS-it, defekti ende nuk është sanuar.

Gjonaj mbetet pa energji elektrike, shkolla dhe QMF-ja në vështirësi
Foto: prizrenpress.com

Mungesa e rregullt e energjisë ka prekur dhjetëra familje dhe institucionet publike, duke detyruar shkollën fillore të mesme të ulët «Zenun Çoçaj» në Gjonaj të zhvillojë procesin mësimor në kushte të vështira dhe me orar të shkurtuar. Vështirësi funksionimi po vërehen edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare, e cila ndikohet në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për banorët.

Osmanollaj u shpreh se «është shqetësuese që edhe në vitin 2026, një shkollë, një qendër shëndetësore dhe dhjetëra familje të përballen me mungesë të furnizimit të rregullt me energji elektrike për katër ditë rresht». Ndërkohë, banorët e zonës presin ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve përgjegjëse për rikthimin e furnizimit normal.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton 2, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme