Ymeri: Qeveria vonë e konfirmoi tregtinë e energjisë me Serbinë
Deputetja e LDK-së ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për të ndaluar tregtimin e energjisë me kompani serbe.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar pasi Qeveria Kurti 4 ka ndaluar tregtimin e energjisë me kompani serbe. Ajo ka vlerësuar se ekzekutivi ka konfirmuar ekzistencën e kësaj tregtie, por ka shtuar se veprimi ka ardhur shumë vonë për ta nxjerrë vendin nga një situatë që ajo e ka cilësuar si “fajde”.
Ymeri ka përmendur se marrëveshja për tregti elektrike ka nisur më herët dhe se vendin e pritë një dimër i vështirë, i gjashti me radhë. Sipas saj, dëmet nga kjo situatë do të vazhdojnë deri në përfundimin e mandatit të kryeministrit.