Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Shkollat e Prishtinës, nesër ora e parë për historinë e UÇK-së

Drejtoria e Arsimit ka udhëzuar shkollat që mësimi i parë nesër t'i kushtohet UÇK-së dhe luftës për çlirim.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Të gjitha shkollat e kryeqytetit janë njoftuar nga Komuna e Prishtinës që nesër ora e parë e mësimit të fokusohet te Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe historia e luftës për çlirimin e vendit. Kërkesa, e cila u është dërguar institucioneve arsimore, parashikon që nxënësit të trajtojnë rrugëtimin e vështirë për liri dhe shtetndërtim, si dhe sakrificat e popullit të Kosovës.

Shkollat e Prishtinës, nesër ora e parë për historinë e UÇK-së
Foto: ekonomiaonline.com

Në shkresën e datës 15 shtator, Drejtoria e Arsimit kërkon që temat të jenë të përshtatshme për moshën e nxënësve dhe të përfshijnë rëndësinë e luftës së UÇK-së, kontributin e qytetarëve dhe proceset gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë edhe vendimin që pritet të merret. Qëllimi i kësaj ore, sipas kërkesës, është që nxënësit të njihen me të kaluarën e afërt dhe të reflektojnë mbi vlerën e lirisë, paqes dhe kujtesës kolektive.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ulpianë, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme