Serbia kryeson në përdorimin e ChatGPT në Ballkanin Perëndimor
Banka Botërore rendit Serbinë të parën në Ballkanin Perëndimor për përdorimin e ChatGPT, ndërsa Shqipëria është e parafundit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Serbia ka nivelin më të lartë të përdorimit të ChatGPT në Ballkanin Perëndimor, me 231 vizita për çdo 100 përdorues interneti në maj 2025. Pas saj renditet Maqedonia e Veriut me 166 vizita, ndërsa Mali i Zi ka 146 vizita. Shqipëria regjistron 142 vizita, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën me 134 vizita.
Krahasuar me disa ekonomi të zhvilluara, përdorimi në rajon mbetet më i ulët. Gjermania ka 274 vizita për 100 përdorues, Franca 262, Spanja 254 dhe Suedia 351. Në Australi treguesi arrin 447 vizita, ndërsa në SHBA 245.
Banka Botërore e konsideron inteligjencën artificiale një teknologji transformuese me potencial për të rritur produktivitetin dhe për të përshpejtuar rritjen ekonomike, duke ulur kohën dhe koston e proceseve të ndryshme.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 5 zhvillime
- 23 shtator Serbia kryeson në përdorimin e ChatGPT në Ballkanin Perëndimor · ky artikull
- 1 nëntor Vuçiqi: Fundi i autokratëve dhe populistëve në Ballkanin Perëndimor
- 2 nëntor Tahiri: Kosova po blen rrymë me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor
- 15 nëntor Trocaz: Europa u vonua me Ballkanin Perëndimor
- 16 nëntor Kusari-Lila: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor


