Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Trocaz: Europa u vonua me Ballkanin Perëndimor

I dërguari i Francës thekson se rajoni ka dy dekada që pret anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Bashkimi Europian nuk mund ta mbajë më Ballkanin Perëndimor në pritje, sipas të dërguarit të posaçëm të Francës për rajonin, René Trocaz. Gjatë një interviste dhënë në Athinë, diplomati francez pranoi se blloku europian është vonuar me procesin e zgjerimit dhe paralajmëroi se çdo shtyrje e mëtejshme rrezikon besueshmërinë e perspektivës europiane për këto vende, të cilave iu dha perspektiva e anëtarësimit që në vitin 2003 në Selanik.

Trocaz: Europa u vonua me Ballkanin Perëndimor
Foto: gazetatema.net

Duke folur për zhvillimet politike dhe domosdoshmërinë e reformave, Trocaz u ndal te shteti i së drejtës dhe lufta ndaj korrupsionit, të cilat i cilësoi si çështje kyçe për rajonin, duke shtuar se popullsia e Ballkanit Perëndimor është më e vogël se ajo e Holandës ndërsa prodhimi i brendshëm bruto është i barabartë me atë të Sllovakisë. Ai veçoi Malin e Zi si një mundësi reale për t'u bërë anëtar i BE-së deri në vitin 2028, ndërsa për Serbinë theksoi se po ndiqen me interes ndryshimet demokratike dhe shqetësimet rreth korrupsionit të ngjashme me ato të Pranverës Arabe.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brod, Dragash 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme