Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 02:08 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Ekonomi KOS

Kosova siguron "bukën e motmotit" — deri në 8 mijë kg grurë për hektar

Agronomi Mehdi Bresilla thotë se rendimentet e grurit mund të arrijnë deri në 8 mijë kilogramë për hektar, duke bërë thirrje për sigurimin e produkteve ushqimore për qytetarët

Redaksia ZHURMA 10:56 Përditësuar 16:33 1 min lexim
Kosova siguron "bukën e motmotit" — deri në 8 mijë kg grurë për hektar
FOTO · Foto: Roman Biernacki / Pexels Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Sektore bujqësie është një nga më të rëndësishmit për Kosovën dhe sigurimin e produkteve ushqimore për qytetarët. Lidhur me sfidat e bujqve, u diskutua sot në Klan Kosova. Cilat janë pengesat kryesore që po ballafaqohet ky sektor? A do të ketë rendimente të mjaftueshme të produkteve sivjet? Këtyre pyetjeve por edhe shumë të tjerave, përgjigje iu dha agronomi Mehdi Bresilla.

Ai tha në Programin e Mëngjesit, se rendimentet sidomos të grurit sivjet do të jenë në sasi edhe më të mëdha se viteve tjera. Sipas tij, nga ajo çka ai ka përcjellë në terren, Kosova do të arrijë ta sigurojë “bukën e motmotit”. “Me sa duket këtë vit, po. Unë në vazhdimësi jam duke folur edhe me bujqit edhe me regjionit të rrafshit të Kosovës, Drenicës, Podujevës që ka rendimente shumë të mira, edhe pse kah Podujeve ende nuk kanë përfunduar korrjet janë diku tek gjysma e korrjes, mirëpo renditmentet ka raste që po mbërrijnë edhe deri në 8 mijë kilogramë për hektarë”, u shpreh Bresilla në Klan Kosova.

Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA

Komentet