Vazhdo leximin
e diel, 25 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Kosova importoi mbi 643 milionë euro mallra në shtator

Vlera e importeve në shtator ishte gjashtë herë më e lartë se eksportet, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Eksporti i mallrave në Kosovë arriti vlerën 109.4 milionë euro, ndërsa importi ishte gjashtë herë më i lartë, duke arritur në 643.4 milionë euro. Këto shifra përfaqësojnë një rritje prej 27.5 për qind për eksportet dhe 6.1 për qind për importet, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Kosova importoi mbi 643 milionë euro mallra në shtator
Foto: epokaere.com

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se grupet kryesore të eksportit udhëhiqen nga metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 24.3 për qind, të ndjekura nga produktet minerale me 17.1 për qind, plastika dhe goma me 10.3 për qind, si dhe ushqimet e përgatitura, pijet e duhani me 10.1 për qind. Në anën tjetër, importet dominohen nga produktet minerale me 19.8 për qind, ushqimet e përgatitura dhe pijet me 11.8 për qind, mjetet e transportit me 11.2 për qind, si dhe makineritë dhe pajisjet elektrike me 11.1 për qind.

Eksportet drejt vendeve të Bashkimit Evropian kapën shifrën 34.2 milionë euro, që përbën 31.3 për qind të totalit, me partnerët kryesorë Gjermaninë, Holandën dhe Bullgarinë. Ndërkaq, importet nga vendet e BE-së arritën rreth 281 milionë euro, ku pjesëmarrjen më të lartë e kishin Gjermania, Greqia dhe Italia.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme