Pse seksologu Hajrullah Fejza këshillon seksin në vend të fitnesit?
Seksologu kosovar rekomandon marrëdhëniet seksuale si zëvendësues të plotë për ushtrimet fizike dhe shpenzimet në palestër.
PRISHTINË — Seksologu Hajrullah Fejza ka sugjeruar që njerëzit të përqendrohen te marrëdhëniet seksuale në vend se të shpenzojnë para nëpër fitnese. Gjatë një paraqitjeje në RTV21, Fejza pyeti se si nuk u vjen dëm qytetarëve të harxhojnë të holla në palestra kur seksi ofron përfitime të ngjashme.
Sipas tij, seksi angazhon të gjitha pjesët e trupit si një shpërthim fizik dhe emocional. Fejza deklaroi se ata që kryejnë marrëdhënie pesë deri në gjashtë herë në javë mund të jenë të sigurt se nuk kanë nevojë për palestër, duke e nxjerrë aktivitetin natyral si një zëvendësues të plotë dhe pa kosto.
Burim: Gazeta Metro
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.