Zhurma Press E Mërkurë · 30 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 23:18 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Pacolli fiton padinë ndaj Faton Pecit për shpifje e fyerje: Gjykata e detyroi për…

Behgjet Pacolli ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar padinë e tij ndaj ministrit Faton Peci, lidhur me deklaratat që Peci i kishte bërë ndaj tij në rrjetet…

Redaksia ZHURMA 22:24 Përditësuar 22:34 1 min lexim
Foto: sinjali.com
FOTO · Foto: sinjali.com Arkivi ZHURMA

Behgjet Pacolli ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar padinë e tij ndaj ministrit Faton Peci, lidhur me deklaratat që Peci i kishte bërë ndaj tij në rrjetet sociale dhe në disa emisione televizive gjatë nëntorit të vitit 2024.

Pacolli ka thënë se gjykata ka aprovuar padinë e tij dhe e ka detyruar Pecin që "për deklaratat e bëra ndaj meje në rrjete sociale dhe në disa emisione televizive në nëntor të vitit 2024, të më kompensojë dëmin jomaterial të shkaktuar nga shpifja dhe fyerja".

"Për mua, ky rast nuk ka qenë dhe nuk është çështje parash. Është çështje e së vërtetës, dinjitetit dhe përgjegjësisë për fjalën publike", ka thënë Pacolli.

Pacolli ka shtuar se kritika është pjesë e jetës publike dhe duhet pranuar, por se shpifja dhe fyerja janë "diçka tjetër".

"Askush, pavarësisht pozitës apo funksionit që mban, nuk duhet ta konsiderojë hapësirën publike si licencë për të cenuar reputacionin dhe dinjitetin e tjetrit. Unë zgjodha që ndaj këtyre deklaratave të përgjigjem përmes institucioneve dhe rrugës ligjore. Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë dha vendimin e saj. Do të vazhdoj të mbroj emrin dhe dinjitetin tim me fakte dhe përmes institucioneve të Republikës së Kosovës", ka shkruar Pacolli.

Burimet: Zëri; Sinjali; RajoniPress (Gazete Rajonale Online); Veriu.info; Epoka e Re (klaster 6 outlets).

Komentet