Zhurma Press E Diel · 06 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:01 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
06:34 Drita dhe Drenica fillojnë ndeshjen me mesazhe mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së06:29 Bia Khalifa konfirmon lidhjen e re me partnerin në Instagram06:24 Berisha dhe Begaj nderojnë 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës06:14 Ministria e Infrastrukturës nuk kufizon kamionet mbi 20 tone neser06:09 Billbord „Liri për Çlirimtarët“ në Times Square të hënën06:04 Elita 5 koncerton në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë05:59 Kurti promovon libër për Nënë Terezën: Ajo u shndërrua në urë, jo në mur05:55 Zjarr në Tropojë përfshin pyje me pemë mbi 100-vjeçare05:39 Zbutësit me acid hialuronik dhe glicerinë mund të përkeqësojnë buzët e thata05:33 Elvir Gashijani transferohet te Bodrumspor për 150 mijë euro
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa SHQ

Pse rritja e temperaturave rrisin rrezikun nga pickimi i rriqrave?

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e veshjeve të gjata gjatë qëndrimit në zona me bar dhe pyje për të zvogëluar rrezikun

Redaksia ZHURMA 18:22 Përditësuar 16:36 1 min lexim
Pse rritja e temperaturave rrisin rrezikun nga pickimi i rriqrave?
FOTO · Foto: Lone Star Tick Bite (37280298750) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Rritja e temperaturave dhe qëndrimi më i shpeshtë në natyrë rrisin rrezikun nga pickimi i rriqrave, të cilët mund të transmetojnë sëmundje që mund të ndikojnë seriozisht në shëndetin e njerëzve. Rriqrat zakonisht gjenden në zona me bar, shkurre dhe vende me lagështi. Ato mund të kapen në rroba ose në trup gjatë ecjeve në natyrë dhe, pas një kohe, mund të pickojnë duke futur në organizëm mikroorganizma që mund të shkaktojnë infeksione. Një nga sëmundjet më të njohura që transmetohet nga rriqrat është sëmundja e Lajmit (Lyme). Simptomat më të zakonshme janë skuqja karakteristike në lëkurë, temperatura, lodhja, dhimbjet në trup dhe shenjat e ngjashme me gripin.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e veshjeve të gjata gjatë qëndrimit në zona me bar dhe pyje, përdorimin e preparateve mbrojtëse dhe kontrollimin e trupit pas kthimit nga aktivitetet në natyrë. Veçanërisht duhet të kontrollohen zonat si flokët, pas veshëve, sqetullat, kërthiza, pjesa pas gjunjëve dhe zona e ijeve, ku rriqrat mund të fshihen më lehtë.

Në rast se gjendet një rriqër në trup, rekomandohet që të hiqet sa më shpejt me pincë të hollë, duke e tërhequr drejt lart. Pas pickimit, nëse shfaqen simptoma si temperaturë, lodhje ose skuqje në lëkurë, këshillohet konsultimi me mjekun.

Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA

Komentet