Ministria e Shëndetësisë organizon tryezën “Përtej Tetorit Rozë”
Ministria e Shëndetësisë mban tryezën për kujdesin e vazhdueshëm shëndetësor dhe parandalimin e sëmundjeve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministria e Shëndetësisë organizon tryezën me temën “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”, me qëllim të promovimit të kujdesit të vazhdueshëm shëndetësor dhe rëndësisë së parandalimit të sëmundjeve. Ky aktivitet synon që angazhimi për shëndetin të vazhdojë edhe pas përfundimit të fushatës së Tetorit Rozë, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit, kujdesit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në këtë ngjarje, e cila mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës, është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe e përfaqësuesve të institucioneve dhe profesionistëve shëndetësorë.