← Shqipëri
Live · Shqipëri · 16:57 · 17 Korrik 2026

Kur rriten rastet e sëmundjeve të lëkurës?

Dermatologët raportojnë rreth 40 vizita në ditë, shumicë e tyre për shkak të infeksioneve dhe alergji sezonale

— Fier, 17 korrik 2026 — Rriten rastet me sëmundje të lëkurës gjatë sezonit veror. Mjekët dermatologë ne Fier raportojnë rreth 40 vizita në ditë, ndërsa apelojnë për shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut.

Stina e nxehtë ka sjellë rritje të ndjeshme të rasteve me sëmundje të lëkurës në Fier. Vetëm në një ditë, në Poliklinikën Qendrore paraqiten mesatarisht rreth 40 pacientë për vizita dermatologjike. “Sëmundjet infektive dhe bakteriale prekin të vegjlit për shkak se frekunetojnë pishinat”, shprehet dermatologu Ermal Sina.

Sipas mjekut, alergjitë sezonale zënë vendin e parë mes diagnozave, të ndjekura nga infeksionet e lëkurës dhe melanoma, e cila mbetet një nga format më agresive të kancerit të lëkurës. “Melanoma është kancer vdekjeprurëse dhe ka pasur raste në Fier, madje dhe në moshat e reja jo vetëm tek të vjetrit”, thekson dermatologu.

Shqetësues mbetet edhe rritja e rasteve me sëmundje tumorale të lëkurës. Sipas mjekëve, rreth 15 për qind e pacientëve që paraqiten për vizitë diagnostikohen me këto patologji, ndërsa rastet po evidentohen edhe te moshat e reja.

Mjekët u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë sezonit veror, pasi parandalimi, mbrojtja nga rrezet e diellit dhe kontrolli i hershëm mbeten mënyrat më efektive për të shmangur komplikacionet e sëmundjeve të lëkurës.

Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/fier-shtohen-rastet-e-semundjeve-te-lekures-dermatologu-melanoma-prek-edhe-te-rinjte-mbrohuni-nga-dielli

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën