Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Reggio Emilia: Arrestohet 38-vjeçari shqiptar me kokainë

Një 38-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi u kap me rreth 35 gramë kokainë të ndarë në doza.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet policore në Reggio Emilia të Italisë, pasi gjatë një kontrolli iu gjetën rreth 35 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e ndarë paraprakisht në doza. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, gjatë natës mes 2 dhe 3 nëntorit, në rrugën «Via dei Gonzaga», kur efektivët e Policisë së Shtetit vunë re një skuter që lëvizte me shpejtësi të lartë dhe kishte në bord dy persona.

Reggio Emilia: Arrestohet 38-vjeçari shqiptar me kokainë
Foto: sinjali.com

Gjatë ndalimit të mjetit, 38-vjeçari i cili ndodhej në cilësinë e pasagjerit tentoi të hidhte një pako në anë të rrugës për të shmangur kontrollin, por veprimi i tij u vërejt menjëherë nga efektivët që sekuestruan lëndën narkotike. Sipas autoriteteve policore, i arrestuari kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ngjashme, ndërsa tashmë ai është vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në pritje të seancës për vleftësimin e masës së arrestit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme