Rama: Studentët po kërcënohen, kam mesazhe prindërish që luten për ndihmë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se studentët po kërcënohen dhe se ka marrë mesazhe nga prindërit që kërkojnë ndihmë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë tryezës së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve se ka marrë mesazhe nga prindërit që luten për ndihmë për fëmijët e tyre. Sipas tij, studentët po përballen me intimidime dhe një gjuhë që e ka cilësuar si kriminale.
Rama u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se do të jetonte në një Shqipëri ku frika për të folur ushqehet nga intimidimi i atyre që protestojnë, duke shtuar se ka dhjetë mesazhe nga studentë që kërkojnë të mbeten anonimë për shkak të frikës, si dhe dhjetë mesazhe nga prindër të tyre që ndihen të pafuqishëm. Ai bëri thirrje për mbështetje ndaj familjeve dhe fëmijëve që nuk duhen lënë vetëm përballë këtyre situatave.