Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Qeveria ndan 224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes në buxhetin e ri

Projektbuxheti i ri prej 4.27 miliardë eurosh parasheh fonde për investime kapitale dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027, i cili arrin vlerën prej 4.27 miliardë eurosh dhe përfshin ndarje të rëndësishme financiare për sektorë kyç. Për Ministrinë e Mbrojtjes janë paraparë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro, ku pjesa më e madhe prej mbi 122 milionë eurosh do të destinohet për investime kapitale, ndërsa 58.7 milionë euro janë ndarë për paga dhe shtesa.

Qeveria ndan 224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes në buxhetin e ri
Foto: indeksonline.net
Video · Facebook ↗

Ndërkohë, buxheti i përgjithshëm parasheh gjithashtu mbi 1.4 miliard euro për subvencione dhe transfere, si dhe mbi një miliard euro për paga e shtesa dhe investime kapitale. Kjo mbështetje financiare synon të fuqizojë kapacitetet mbrojtëse dhe të përmbyllë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë moderne dhe profesionale.

Nuredin Ibishi thotë se «çështjet e pajisjeve me armatim të ri çdo here shkon në vlerësim të nevojave çfarë kërkohen standarde apo luftimet çfarë sjellin ndryshimet edhe koncepteve luftarake, sidomos ka të bëjë me sistemin raketrore dron mbrojtja kundërajrore sistemi i luftës antiblind e deri tek mbrojtja nga lufta kibernetike, mendoj që FSK po i mbushë kapacitete e pritura...» Ndërkaq, Dorajet Imeri thekson se «janë mbi 2 për qind të BPV po natyrisht që Kosova ka një situatë më komplekse sepse Kosova është duke i ngritur kapacitetet e saja prej fillimit dhe unë konsiderojë edhe më tej jo për të ndërtuar një barrë të re për buxhetin e Kosovës por për të përmbyllur transformimin rrënjësor të Forcës së saj të sigurisë sepse po bëjmë ushtri nga fillimi dhe po bëhet ushtria komfor standardeve të NATO-s...»

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme