Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Aleanca kritikon qeverinë për deficitin tregtar dhe ekonominë

Aleanca ka shprehur kritika ndaj politikave ekonomike qeveritare, duke theksuar se për çdo një euro eksport, vendi importon 7.5 euro.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Aleanca ka kritikuar politikat ekonomike të ekzekutivit, duke vënë në pah deficitin e lartë tregtar dhe mungesën e mbështetjes së mjaftueshme për fermerët dhe prodhuesit vendorë. Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, kjo parti bëri të ditur se për çdo një euro mallra që Kosova eksporton, ajo importon 7.5 euro nga jashtë.

Aleanca kritikon qeverinë për deficitin tregtar dhe ekonominë
Foto: indeksonline.net
Video · Facebook ↗

Sipas të dhënave të prezantuara nga subjekti politik, gjatë vitit 2025 importet kanë qenë 6.1 miliardë euro më të larta sesa eksportet. Ndërkaq, Qeveria u kritikua për atë që u cilësua si mburrje me të hyrat e mbledhura nga qytetarët, ndërsa prodhuesit vazhdojnë të ballafaqohen me kosto të larta dhe mbështetje të pamjaftueshme. «Kosova nuk mund të zhvillohet duke blerë gjithçka nga të tjerët e duke e lënë prodhimin e vet pas dore», theksohet në reagim.

Në këtë drejtim, u ritheksuan propozimet e bëra përmes një gjashtëpikëshi, ku bëjnë pjesë rritja e prodhimit të energjisë në vend, përdorimi i gazit amerikan, krijimi i kapaciteteve të reja energjetike, heqja e tatimit në pronë për fermerët dhe lehtësimi i barrës së TVSH-së për bizneset e vogla.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme