Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Caktohet data e varrimit të artistes Rinesa Qeriqi

Familja e artistes së ndjerë Rinesa Qeriqi njofton për ceremoninë e varrimit dhe homazhet që do të mbahen në Prishtinë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Familja e artistes së ndjerë Rinesa Qeriqi, e njohur si Rinesancë, ka njoftuar detajet për ceremoninë e varrimit dhe organizimin e homazheve. Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale nga motra e saj, Drenisa, është bërë e ditur se varrimi do të mbahet të martën, më 10 nëntor, në orën 14:30, në Varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëri (Dragodan).

Caktohet data e varrimit të artistes Rinesa Qeriqi
Foto: sinjali.com

Homazhet dhe e pamja për të ndjerën do të organizohen në Grand Hotel Prishtina gjatë datave 11 dhe 12 nëntor, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 17:00. Rinesa u nda nga jeta më 23 tetor, në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me një tumor agresiv në tru gjatë qëndrimit në Kanada.

Pas vdekjes së saj u hap një fushatë në platformën GoFundMe për mbledhjen e mjeteve financiare që mundësojnë riatdhesimin e trupit në Kosovë. Kjo fushatë ka arritur në 96 për qind të shumës së synuar, duke shfaqur solidaritet të madh nga qytetarët për familjen.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme