Greva në Infrakos ndërpren qarkullimin e trenave në Kosovë
Trainkos njofton se qarkullimi i trenave do të pezullohet pas grevës së paralajmëruar nga sindikatat e Infrakos-it.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Organizatat sindikale të Infrakos-it kanë paralajmëruar grevë, e cila do të sjellë ndërprerjen e qarkullimit të trenave në vend. Ndërmarrja Publike Trainkos ka bërë të ditur se treni numër 4201, që niset nga Prishtina në orën 07:50, do ta përfundojë rrugëtimin vetëm në Fushë Kosovë, pasi menaxheri i infrastrukturës hekurudhore do të ndalojë ofrimin e shërbimeve në orën 08:00.
Pas këtij treni, të gjithë trenat e tjerë do të pezullojnë qarkullimin derisa të normalizohet situata dhe të rikthehen shërbimet infrastrukturore. Ndërmarrja ka kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve për këtë ngjarje që sipas saj mbetet jashtë mundësive operative, ndërsa ka theksuar se publiku do të njoftohet me kohë për çdo ndryshim të mëtejshëm.