Ymeri: Trepça është në minus prej disa vitesh dhe gjendje e rëndë në hekurudha
Deputetja e LDK-së kritikon ndërmarrjet publike dhe politikat e subvencionimit në ekonomi.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka shprehur kritika të ashpra ndaj gjendjes aktuale të ndërmarrjeve publike në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka deklaruar se ndërmarrja «Trepça» po ballafaqohet me humbje financiare prej disa vitesh radhazi.
Ymeri ka vënë në pah edhe gjendjen e rëndë në sektorin e hekurudhave, duke përmendur ndërmarrjet Trainkos dhe Infrakos. Sipas saj, një pasqyrë e qartë e gjendjes së hekurudhave mund të kuptohet përmes një pyetjeje parlamentare që i është drejtuar ministrit Basha.
Parlamentarja e LDK-së ka drejtuar kritika edhe ndaj qeverisë për mënyrën se a po menaxhohen politikat e subvencionimit, duke pretenduar se fondet po derdhen në një sistem ekonomik që varet tepër nga importi.