Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Profesori amerikan kërkon nga Qeveria e Kosovës shpërbërjen e Gjykatës Speciale

Eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, ka kritikuar vendimin e Dhomave të Specializuara dhe ka ftuar qeverinë që ta shpërbëjë gjykatën.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Eksperti i së drejtës ndërkombëtare në Uashington, Paul Williams, e ka kritikuar ashpër vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Profesori amerikan kërkon nga Qeveria e Kosovës shpërbërjen e Gjykatës Speciale
Foto: drenicasot.net

Në një intervistë me gazetaren Keida Kostreci, Williams tha se vendimi është në vazhdën e përpjekjeve të Evropës për të krijuar një barazi morale mes palëve në konflikt. Sipas tij, krijimi i Dhomave të Specializuara ishte një gabim dhe gjykata u krijua për t'i shërbyer një qëllimi politik.

Williams u shpreh se rruga e qartë që Kosova të ecë përpara është që qeveria e Kosovës ta shpërbëjë këtë gjykatë.

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme