Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Mbi 900 pacientë marrin ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente

Klinika Emergjente e QKUK-së ka ofruar 918 shërbime shëndetësore gjatë tri ditëve të fundit të muajit janar dhe fillimit të shkurtit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ofruar gjithsej 918 shërbime emergjente gjatë datave 30 dhe 31 janar dhe 1 shkurt 2026. Sipas raportit të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, pacientët kanë marrë trajtim mjekësor në njësitë e ndryshme të kësaj klinike.

Mbi 900 pacientë marrin ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente
Foto: sinjali.com

Gjatë kësaj periudhe trepitoreshe, 215 pacientë janë trajtuar në Reanimim, ndërsa 319 të tjerë kanë kërkuar ndihmë në Emergjencën Internistike. Po ashtu, raporti tregon se 166 raste janë trajtuar në Emergjencën Kirurgjike dhe 181 pacientë në atë Ortopedike, kurse 37 persona kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme