Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Bajrami thotë se çmimet në Kosovë janë rritur rreth 34 për qind nga viti 2021

Deputetja e LDK-së thekson se rritja nominale e buxhetit nuk pasqyron mirëqenien e qytetarëve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se çmimet në vend janë rritur rreth 34 për qind nga viti 2021 e deri më sot. Sipas saj, rritja nominale e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor nuk e dëshmon realitetin ekonomik dhe nuk sjell domosdoshmërisht përmirësim të mirëqenies për qytetarët.

Bajrami thotë se çmimet në Kosovë janë rritur rreth 34 për qind nga viti 2021
Foto: insajderi.org

«Rritja e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor në terma nominalë nuk e tregojnë realitetin ekonomik. Sot, mund të marrim më shumë euro, por blejmë shumë më pak se në vitin 2021», ka shkruar ajo, duke shtuar se shifrat në letër nuk do të thotë se tregojnë mirëqenie reale. Bajrami ka përmendur gjithashtu se rreth 250 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin që nga viti 2021.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Vërmicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme