Presidentja Shiroka Pula takon profesorin amerikan Edward Joseph
Presidentja e vendit priti në takim profesorin amerikan Edward Joseph, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim profesorin amerikan Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor të lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit John Hopkins. Gjatë takimit, ai e përgëzoi atë për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë bisedës u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për urimet dhe vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të dialogut me miqtë e partnerët për çështjet me interes të përbashkët.