Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Serwer: Asociacioni pranohet kur eliminohen kërcënimet ndaj sovranitetit

Eksperti amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme strategjia e Bashkimit Evropian.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Eksperti amerikan Daniel Serwer ka folur rreth çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe mundësisë që ky proces të ecë përpara, duke theksuar se për këtë është e rëndësishme strategjia e Bashkimit Evropian.

Serwer: Asociacioni pranohet kur eliminohen kërcënimet ndaj sovranitetit
Foto: ekonomiaonline.com
Video · Kanal10 · YouTube ↗

Në një intervistë, Serwer ka deklaruar se nëse BE-ja vazhdon t’i japë përparësi Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pa ofruar asnjë kundërpërfitim për Kosovën, atëherë dialogu nuk do të ketë përparim.

Sipas tij, Asociacioni mund të pranohet nga ana e Kosovës vetëm pasi të eliminohen të gjitha kërcënimet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial, mundësisht përmes njohjes diplomatike nga Serbia.

Ai ka shtuar se nëse komunat me shumicë serbe dëshirojnë ta institucionalizojnë bashkëpunimin e tyre, ato mund ta bëjnë këtë pa pengesë duke u organizuar si organizatë joqeveritare ose brenda kuadrit të Asociacionit ekzistues të Komunave të Kosovës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 25 kamera →