Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Berisha: Rama të japë dorëheqjen dhe të zgjedhë fatin e Ramiz Alisë

Kreu i Partisë Demokratike ka kërkuar largimin e kryeministrit në ditën e tretë të protestave, duke deklaruar se opozita do të mbështesë studentët.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje që kryeministri Edi Rama të largohet nga detyra, gjatë një daljeje publike ku foli për protestat e studentëve. Sipas kreut të opozitës, Partia Demokratike dhe anëtarët e saj do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të protestuesve, pavarësisht veprimeve të qeverisë, policisë apo shërbimeve shtetërore.

Berisha: Rama të japë dorëheqjen dhe të zgjedhë fatin e Ramiz Alisë
Foto: ekonomiaonline.com
Video · Facebook ↗

Gjatë fjalës së tij, Berisha iu drejtua kreut të qeverisë duke përmendur fatin e ish-diktatorit rumun Nicolae Çausheskut dhe atë të Ramiz Alisë, ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë. «Sikundër, i sugjeroj që midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka, të japë dorëheqjen», u shpreh ai, duke shtuar se asnjë provokim nuk do ta ndryshojë mbështetjen e opozitës për protestën studentore në mbarë vendin.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 25 kamera →