Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Testi kualifikues për 453 kandidatë për prokurorë mbahet më 7 nëntor

Testi kualifikues për kandidatët për prokurorë do të mbahet të shtunën, më 7 nëntor 2026, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka njoftuar se testi kualifikues për kandidatët që kanë plotësuar kushtet për prokurorë do të mbahet të shtunën, më 7 nëntor 2026, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. Njoftimit i është bashkëngjitur edhe lista e 453 kandidatëve që kanë të drejtë t'i nënshtrohen këtij testi.

Testi kualifikues për 453 kandidatë për prokurorë mbahet më 7 nëntor
Foto: albeu.com

Sipas njoftimit, regjistrimi i kandidatëve do të bëhet nga ora 12:00 deri në orën 12:30, kur edhe do të mbyllen dyert e sallës. Kandidatët që paraqiten pas orës 12:30 nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 27 kamera →