Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Altin Krasniqi zbulon premtimet e presidentes Shiroka-Pula

Deputeti Altin Krasniqi ka treguar detaje nga vizita e presidentes Justina Shiroka-Pula në familjen e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka folur për gazetarët rreth vizitës së presidentes Justina Shiroka-Pula në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Ai tha se Shiroka-Pula u ka premtuar se do të bëjë gjithçka që mundet brenda kornizave ligjore për ish-krerët e UÇK-së.

Altin Krasniqi zbulon premtimet e presidentes Shiroka-Pula
Foto: sinjali.com

«Presidentja na ka thënë se çdo gjë që është brenda kornizave ligjore, ‘unë kam me bo me iu ndihmu në procesin e Apelit dhe në nënshkrimin e Ligjit’», u shpreh Krasniqi. Ai gjithashtu theksoi se kjo vizitë është e para në gjashtë vjet nga një përfaqësues i institucioneve, duke shtuar se është e rëndësi për familjen që institucionet janë të gatshme të kontribuojnë për mbrojtjen e luftës së UÇK-së.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 25 kamera →