Policia regjistron raste të reja të dhunës fizike dhe psikike në vend
Raste të reja të dhunës fizike dhe psikike janë shënuar në disa qytete të vendit, ku në shumicën e rasteve viktimat janë gra.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Autoritetet policore kanë regjistruar disa raste të dhunës fizike dhe psikike në qytete të ndryshme të vendit, ku sipas raportimeve shumica e viktimave kanë qenë gra. Në Fushë Kosovë, një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Një rast i dhunës së dyshuar fizike është shënuar edhe në Ferizaj, ku një grua ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
Në qytetin e Pejës, pas një mosmarrëveshjeje, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit. Ndërkohë, në Gjakovë janë shënuar dy raste të ndryshme; në njërin rast një burrë dyshohet se ka sulmuar një person tjetër të gjinisë mashkullore dhe është liruar, kurse në rastin e dytë të keqtrajtimit fizik dhe psikik të një gruaje, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
Një tjetër rast është regjistruar në Vushtrri, ku një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima bashkë me fëmijët e saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit nga organet kompetente.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar