Besian Kutleshi udhëheq Australinë U17 drejt fitores ndaj Argjentinës
Talenti me origjinë nga Kosova mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen e Kupës së Botës U17.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Besian Kutleshi ishte ndër protagonistët kryesorë të kombëtares australiane në triumfin 2-0 kundër Argjentinës, në takimin hapës të fazës së grupeve të Kupës së Botës U17. Ndeshja u zhvillua në Doha të Katarit, ndërsa mesfushori me prejardhje nga Kosova qëndroi në fushë deri në minutën e 81-të duke mbajtur shiritin e kapitenit.
Edhe pse mund të mbulojë disa role në repartin mbrojtës, ai u aktivizua në mesfushë gjatë kësaj përballjeje. 17-vjeçari, i cili në nivelin e seniorëve ka të drejtë të përfaqësojë Kosovën ose Shqipërinë, luan aktualisht te Melbourne City. Në gusht të vitit 2024, ai u bë futbollisti më i ri që debutoi me ekipin e parë të Western United, pas nënshkrimit të kontratës së parë profesionale në moshën 15-vjeçare, kurse një vit më vonë u paraqit edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë si 16-vjeçar.
Pas kësaj sfide, Australia dhe Mozambiku udhëheqin grupin me nga tri pikë secila, pasi Mozambiku shënoi fitore 4-0 kundër Danimarkës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar