Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq Laurent Krasniqi

Autoritetet dhe zyrtarët shëndetësorë konfirmuan detajet mbi aksidentin e rëndë në të cilin humbi jetën ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Laurent Krasniqi.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se aksidenti në fshatin Llukar ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, ku si pasojë e përplasjes motoçiklisti ka vdekur dhe vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor në QKUK.

Foto: javanews.al / javanews.al
Foto: javanews.al / javanews.al

Drejtori i Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, konfirmoi se viktima e lindur në vitin 1997 u soll nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë pa shenja jete pas një aksidenti komunikacioni nga rrëzimi prej motori. Pavarësisht masave të reanimacionit nga ekipi kujdestar, pacienti ndërroi jetë në ora 21:40.

Ky zhvillim pason njoftimet e mëparshme mbi ndarjen nga jeta të TikTokerit të njohur dhe ish-banorit të edicionit të “Big Brother VIP Kosova”, Laurent Krasniqi, pas një aksidenti të rëndë rrugor në udhëtimin e tij me motor.

Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme