Laurent Krasniqi kujtohet në nisje të edicionit të pestë të BBVK
Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova nisi me një dedikim për ish-banorin Laurent Krasniqi, duke shkaktuar reagime emocionale te miqtë e tij.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Nisja e edicionit të pestë të reality show-t Big Brother VIP Kosova u shoqërua me një hapësirë të veçantë dhe prekëse kushtuar ish-banorit Laurent Krasniqi, i cili u nda nga jeta më 2 shtator të këtij viti. Ky moment në hapje të spektaklit riktheu në vëmendje kujtimin dhe rrugëtimin e tij, duke prekur thellësisht publikun dhe njerëzit që e njihnin.
Humbja e parakohshme e ish-banorit ka lënë një boshllëk të madh, ndërsa miqtë e tij më të afërt reaguan menjëherë në rrjetet sociale pas transmetimit të videos përkujtimore. Egzoni e ripostoi pamjen duke shkruar «Lali jem», ndërsa Fitimi shpërndarë të njëjtën video të shoqëruar me një emoji të një zemre të thyer.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 3 zhvillime
- 9 tetor I akuzuari për aksidentin e Laurent Krasniqit nuk deklarohet për fajësinë
- 23 tetor Laureta Kosumi bën dedikim prekës për të ndjerin Laurent Krasniqi
- 31 tetor Laurent Krasniqi kujtohet në nisje të edicionit të pestë të BBVK · ky artikull