Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 07:40 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:38 Studimet tregojnë se qenët përmirësojnë shëndetin e njeriut07:35 Lumturije Nonaj, vetja lahutare vajzë që e mban të gjallë trashëgiminë07:30 Riola Xhemaili shënon golin e fitorës për Comon në Serie A Women07:25 KISH kualifikon 6 bashkime për projektin e ish-Fushës së Aviacionit07:22 Mateo ndan selfie familjare me Brikenë në makinë06:59 6 tetor 1968: Flamuri kuq e zi shfaqet publike në Prishtinë06:58 Isuf B. Bajrami: Protestat në Prishtinë reflektojnë luftë të padukshme dhe kërkesat për…06:50 Duoja e Kosovës mban kreun e tabelës së topave të fituar në Ligën e Kombeve06:29 Julia Vins thye rekorde botërore në peshëngritje06:24 Benita Zena reagjon ndaj komenteve për fustanin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa KOS

Çfarë ndodh në poetikën e Naime Beqirajt?

Libri i tij "MOS I KALLXO HARRIMIT" shqyrton ngarkesën e madhe kuptimore ndërmjet kujtesës dhe harresës

Redaksia ZHURMA 20:57 Përditësuar 18:14 2 min lexim
Çfarë ndodh në poetikën e Naime Beqirajt?
FOTO · Ilustrim · Biblioteca Nacional, Pristina, Kosovo, 2014-04-16, DD 14 (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— Naime Beqiraj, "MOS I KALLXO HARRIMIT", poezi, Botime "KOLIQI", Prishtinë 2026, faqe 156. ISBN 978-9951-9292-5-7. Titulli i përmbledhjes poetike "MOS I KALLXO HARRIMIT" i Naime Beqirajt shpalos një ngarkesë të gjerë kuptimore që mund të lexohet njëkohësisht në planin gjuhësor dhe në atë stilistik. Në shumicën e rasteve kjo pjesëz hap vargun, duke krijuar një ritëm urdhëror, këshillues ose meditativ. Dhe siç shihet, në vetëm tri fjalë, Naime Beqiraj arrin të ndërtojë një nga titujt më domethënës të poezisë së saj.

Ky titull qëndron në kufirin ndërmjet kujtesës dhe harresës, ndërmjet qëndresës shpirtërore dhe shuarjes së përvojës njerëzore. Kështu, "MOS I KALLXO HARRIMIT" shndërrohet në boshtin ideor të të gjithë vëllimit poetik dhe në një sentencë me vlerë të qëndrueshme artistike e filozofike.

Vargu i parë i librit, "Kam me të marrë në gji" (f.9), e vendos poezinë lirike të mbështetur mbi afërsinë shpirtërore, përkujdesjen dhe ndjenjën e mbrojtjes. Ky varg paraqet natyrën e gjithë përmbledhjes poetike. Më pas, imazhe si "Petalet flladitë/ Pa të mirat erna" (f.10) e pasurojnë atmosferën poetike me një ndjeshmëri të hollë estetike, ku natyra dhe përjetimi njerëzor bashkëjetojnë në harmoni.

Pastaj në vargjet "E premtja" deri te "E premtuemja", e më tej te "E pritmja" (f.12), Naime Beqiraj ka ndërtuar një rrjedhë të natyrshme emocionale dhe përjetuese si vlerë poetike. Cikli i parë "E QESHUNA MA E BUKUR E KURTHIT UJOR", i përbërë nga njëzet e dy poezi, të cilat shtrihen në tridhjetë e shtatë faqe dhe përfaqësojnë vlerë të rëndësishme artistike të këtij vëllimi.

PA ATË DITË TË POEZISË Nuk të lypa magjepsje Veç u mundova Me t’i ba bistekë do vegime Sa herë të çova herët Tue qenë vetë n’andërr U magjepsa prej teje Faqe 19 . Kjo poezi e shkurtër dëshmon se vargu i shkurtër mund të bartë një ngarkesë të madhe emocionale. Naime Beqiraj, ndërton një komunikim intim, ku poezia vetë bëhet përjetim. Nën shtresën lirike ndihet edhe një elegji e heshtur për kohën, për fatin e krijimit dhe për pozitën e poeteshës në një realitet shpeshherë të zhveshur nga ndjeshmëria estetike.

Ajo e sublimon realitetin nëpërmjet figurës poetike, duke e shndërruar përvojën konkrete në reflektim universal. Pikërisht ky dimension bëhet edhe më i dukshëm në poezinë "Betejë nëpërflakjesh" (f.20), ku shkruan: "Mundesh me u zhytë Thellë e ma thellë Kur thojtë s’t’i sheh kurrkush Kotesh e përkotesh E s’ke çka kallxon" Më tej, vargjet: "Za mos bon Me ikë prej zhurme Ik prej turme E folmja me t’u ba detyrim Me dashtë e

Burim: Fjala, https://fjala.info/poetika-e-kujteses-dhe-qendresa-ndaj-harreses/

— Redaksia ZHURMA

Komentet